Bylisi dhe Apolonia janë përballur për të dytën herë brenda pak ditësh dhe këtë herë nuk ka pasur fitues, pasi miqësorja e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.
Për skuadrën vendase kanë shënuar dy futbollistë titullarë të sezonit të shkuar, mesfushori qendror Donald Mëllugja, si dhe sulmuesi shkodran Eridon Qardaku.
Fierakët nga ana tjetër janë kundërpërgjigjur me Mehmtetin dhe Levendin, duke bërë që Apolonia të mos humbasë. Kjo ishte miqësorja e katërt për skuadrën e drejtuar nga Artan Mergjyshi. / abcnews.al