Gjashtë muaj më parë, këngëtarja e njohur, Xhesika Polo humbi nënën e saj.
Pavarësisht se ky moment ishte shumë i vështirë për Xhesikën, ajo tregoi edhe në rrjetet sociale forcën që mori në këtë periudhë për të ecur përpara.
Këngëtarja nuk nguron ta kujtojë herë pas here nënën e saj përmes postimeve të ndryshme. Pak minuta më parë, ajo ka risjell një nga momentet më të bukura.
“6 muaj pa ty moj e shtrenjta ime…Çdo ditë rri me sytë nga dera se më duket sikur do vish ti mam, s’do mësohem kurrë me mungesën tënde”, ka shkruar Xhesika krah fotos ku shfaqet duke përqafuar mamanë e saj.
Kujtojmë se pas humbjes së mamasë, ajo vendosi ta dhurojë protezën e gjirit duke i ardhur në ndihmë dikujt që nuk kishte mundësinë ta blinte./abcnews.al