Policia italiane ka vënë në pranga katër persona mes të cilëve dy shqiptarë. Mediat italiane bëjnë me dije se dy çifte të martuar dhe në moshë të thyer, janë arrestuar nga policia italiane në Trieste.
Njëri prej çifteve është shqiptarë përkatësisht 84 dhe 55 vjeç, ndërsa çifti tjetër janë italianë, përkatësisht 56 dhe 53 vjeç, të cilët akuzohen për përfshirjen në tregun e kokainës.
Ndër të tjera në media theksohet se dy shtetasit shqiptarë furnizuan çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj supermarketi të drogës, nga ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.
Për të blerë kokainën dhe për të shmangur kontrollet e policisë, dy grupe ishin furnizues dhe droga dërgohej menjëherë në shtëpinë e çiftit shqiptar.
Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj disa blerësve të 56-vjeçarit italian, njëri prej të cilëve u arrestua sepse ishte në posedim të rreth 15 gramë kokainë, ndërsa dy të tjera u hetuan në gjendje lirie.
Në disa raste, droga u dorëzua drejtpërdrejt në shtëpinë e blerësve nga gruaja e 56-vjeçarit, megjithëse ishte nën arrest shtëpiak për shkak të një operacioni tjetër po për drogë.Ndërkohë ndaj gruas janë ngritur një sërë akuzash për furnizim me kokainë nga qershori 2019 deri në marsin e vitit 2020. /abcnews.al