Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Levy: Teuta një rival shumë i vështirë, do bëjmë të pamundurën për fitoren

schedule16:50 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:50 - 26 Gusht, 2020

Trajneri i Beitar Jerusalem, Roni Levy, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së Europa League ndaj Teutës. Numri një i kreut të pankiës izraelite e nisi fjalën e tij duke falënderuar policinë shqiptare për sigurinë e ofruar, si dhe më pas foli për ndeshjen dhe kundërshtarin.

“Dua të falënderoj instuticionet përkatëse për sigurinë e ofruar që nga mbërritja e deri më tani, gjithccka ka shkuar shumë mirë. Luajmë një ndeshje jashtë kundër një ekipi që ka fituar Kupën e Shqipërisë.

Ekipi do të bëjë të pamundurën për të fituar. Me këtë objektiv kemi ardhur në Durrës. Është një mundësi e mirë për ne për të kaluar në raundin tjetër. Do bëjmë të pamundurën.

Nga informacionet që kemi Teuta është një ekip i fortë në shtëpi. Ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe e respektojmë si kundërshtar. Nuk mendojmë për humbjen. Do bëjmë më të mirën për të fituar”, u shpreh trajneri i Beitar./abcnews.al

מסיבת העיתונאים לקראת המשחק מול טאוטה דורס באלבניה from Beitar Jerusalem on Vimeo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!