Gjykata e Posaçme vendos të enjten për pasuritë e Ylli Ndroqit, avokati: Janë të ligjshme

schedule15:01 - 26 Gusht, 2020

schedule 15:01 - 26 Gusht, 2020

Nga Glidona Daci

Vendimi per sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndorqi do të merret ditën e enjte nga togat e zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Treshja gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara kërkuan kohë për t’u njohur me provat e mbrojtjes pasi dosja është voluminoze.

Pas përfundimit të seancës avokati Alban Qafa u shpreh se pasuritë janë krijuar me kreditim 100 për qind nga banka apo janë përfituar nga aktivitet tregtar. Ndërsa për sa sa i përket situatës penale të Ndroqit, avokati tha se ai nuk është arrestuar asnjëherë në Itali.

Avokati u pyet nga gazetaret edhe për deklaratën e Ylli Ndoqit se do të bëjë publike prova që disponon kundër politikaneve.

“Zoti Ndroqi do t’i bëjë vetë të ditura ato…në kohën e duhur, në momentin e duhur,” tha ai.

Prokuroria e Posaçme kërkoi sekuestirmin e 26 pasurive të biznesmenit pasi ka dyshime të arsyeshme,bazuar në indicie, se Ylli Ndroqi, i quajtur ndryshe Xhemail Pasmaçiu, ka qenë i përfshirë në trafik droge jashtë vendit.

SPAK pretendon se biznesmeni ka qenë i arrestuar në Turqi e Itali bashkë me disa persona të tjerë për trafik droge. /abcnews.al/