Një 57-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi u zbulua se kishte mbjellë kanabis. F. T., kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Zhupan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, kanë kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë 57-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al/