Një 44-vjeçar nga Ukraina ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Njoftohet se ukrainasi O.A., në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Ai ka qenë duke qëndruar në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital ku ka ndërruar edhe jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.
Njoftimi:
Vlorë
Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.
Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.
Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik. /abcnews.al/