Seanca në KPK për gjyqtarin Hoxha: Ka mospërputhje të burimeve të pasurisë

schedule12:10 - 7 Maj, 2018

schedule 12:10 - 7 Maj, 2018

Kjo është skeda e pasurisë të anëtarit  të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Anëtari i katërt i rojtarëve të Kushtetutës duhet të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Zgjodhi të dërgojë avokatin Julian Mertiri në seancën degjimore për vlerësimin e figurës së tij.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj morën në shqyrtim pasurinë e gjyqtarit, i cili rezulton të ketë: një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, për të cilën ka marre një kredi si i pastrehë. Vlera e kredisë së butë është 5 milionë lekë.

Sipas ILDKPI, gjyqtari Fatmir Hoxha ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Por sipas komisionit nga disa përllogaritje, gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë. Sipas KPK-së, blerja e kësaj prone nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi tjetër i shumës.

Por, sipas avokatit Mertiri, shuma është plotësisht e justifikueshme.

“Mendoj që shumë është plotësisht e justifikueshme. Zoti Hoxha duke filluar nga viti 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës, ku ka pasur një tjetër që e ka shitur së bashku me orenditë përkatëse. Dhe kjo shumë i përket të gjitha orendive që janë shitur aty”.

Avokati sqaroi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë dhe kjo mund të vërtetohet me kasetën e dasmës së vitit 2003, thotë ai.

Vendimi u la të shpallet ditën e enjte në 10 Maj. Procesit të Vettingut i janë nënshruar më herët Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. E vetmja që ka kaluar Vettingun deri më tani është Vitore Tusha.