Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka pasur kontakt me miliarderin Flavio Briatore disa ditë pasi ky i fundit të konfirmohej pozitiv për Covid-19.
Briatore është shtruar në një spital në Milano të hënën. Biznesmeni nuk është aktualisht në kujdesin intensiv, por gjendja e tij konsiderohet serioze.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, më 11 gusht, Briatore është filmuar në kopshtin e Villa Certosa në Porto Rotondo, shkruan abcnews.al
Aty ai ndodhej në shoqërinë e pronarit, “mikut tim president” Silvio Berlusconi, i cili këto ditë pas udhëtimit që bëri në Angera iu nënshtrua menjëherë testimit për Covid-19. Përgjigjet dolën negative.
Lexo edhe: Infektohet me koronavirus miliarderi italian
Megjithatë, shumë të tjetër pranë Briatores janë infektuar. Të prekur me Covid-19 kanë rezultuar dhe 60 persona të tjerë, pjesë e stafit të klubit që ai ka në Costa Smeralda.
Briatore ishte drejtori i ekipit në skuadrat F1 Benetton dhe Renault. Ai u largua nga F1 pasi u shpall fajtor për urdhërimin e Nelson Piquet Jr. që të rrëzonte me dashje makinën e tij për të ndihmuar shokun e skuadrës Fernando Alonso të fitonte Grand Grand Prix në Singapor në vitin 2008.
Briatore ishte gjithashtu pronar dhe kryetar i klubit Championship, Queens Park Rangers nga 2007.
Biznesmeni italian është gjithashtu mik i ngushtë i Presidentit Donald Trump. /abcnews.al/