Raportimi i gazetarëve nga terreni është gjithnjë një kuriozitet për qytetarët, megjithatë ka prej tyre që e tejkalojnë këtë duke kërkuar që të jenë vetë në objektivin e kameras.
Kështu, ndërkohë që korrespondenti i Abc News për Elbasanin, Aldo Kozarja po raportonte LIVE, një qytetar me biçikletë i qendronte pas duke shikuar nga kamera.
Kurioziteti i qytetarit ishte aq i madh sa ndoqi me detaje raportimin, ndërsa në fund duke vijuar që të shikojë nga kamera përplasi me biçikletë një tjetër qytetar. /abcnews.al