Trump: Nëse në bataclan do të kishte të armatosur, terroristët do ishin arratisur

schedule11:31 - 7 Maj, 2018

schedule 11:31 - 7 Maj, 2018

Deklarata më e fundit e Trump në konventën e shoqatës kombëtare të armëve në Dallas, për masakrën në Bataklan, ka shkaktuar reagime të forta në Francë. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, nëse në atë sallë do të kishte pasur spektatorë apo nënpunës të armatosur, terroristët do të ishin larguar pa bërë viktima.

Në 13 nëntor 2015, tre terroristë të Isis vranë 90 persona në Bataklan të Parisit ku po performonte hrupi amerikan “Eagles of Death Metal”.

«Nëse një nënpunës, apo qoftë dhe një klient do të kishte pasur një armë, ose ndonjë nga publiku do kishte pasur një pistoletë, terroristët do të kishin ikur. Dhe do të kishte qenë një histori ndryshe.”

Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump ka shkaktuar indinjatë mes të afërmëve të viktimave por dhe tek politikanët në Francë

Por kjo nuk është hera e parë që Donald Trump i referohet masakrës së Bataklan. Skenari i vetëmbrojtjes ishte një temë e përhershme dhe në takimet elektorale të 2016-ës. Pak a shumë me të njëjtën mimikë dhe të njëjtat fjalë kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri deklaratën e radhës në Dallas. Fakti është se Trump nuk e ka mbyllur asnjëherë garën elektorale madje ka filluar atë për presidencialet e 2020-ës, duke pasur parasysh dhe zgjedhjet e gjysëm mandatiti në nëntor, një rinovim të dhomës së deputetëve dhe të një të tretës së kongresit amerikan.

Duke folur në konventën e shoqatës kombëtare të armëve, lobit të fuqishëm të prodhuesve dhe pronarëve të amëve, Trump ishte i vetëdijshëm se transmetimi I drejtëpërdrejtë televiziv do të ndiqej dhe në Paris.

Ashtu si dhe pritej fjalët e Trump e sidomos imitimi i tij i masakrës së Bataklan duke bërë dhe zhurmën e pistoletës shkaktuan protesta shumë të forta në Francë.

I pari që reagoi ishte Emanuel Domena, i mbijetuar i masakrës, i cili me anë të një mesazhi në Tuiter këshillon presidentin amerikan që të shkojë në djall e që mund të përdorë dhe një armë nëse do.

Nën presionin e familjarëve të viktimave dhe qeveria franceze bëri një reagim zyrtar duke thënë ndër të tjera se Franca nuk është aspak dakord me këtë deklaratë dhe kërkon respect në kujtim të personave që kanë humbur jetën. Ish presidenti Fransua Holon u shpreh se këto fjalë tregojnë shumë për atë që Trump mendon për Francën dhe vlerat e saj

Ministri francez i ekonomisë Bruno Le Mer pretendon që Donald Trump të kërkojë falje publikisht. I vetmi që nuk ka reaguar deri  tani është presidenti francez Emanuel Macron. /abcnews.al