Një restorant në Spanjë po aplikon një mënyrë të veçantë që iu lejon klientëve të shmangin më shumë kontaktin me stafin dhe minimizojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Konsumatorët në Funky Pizza, në Palafrugell të Costa Brava mund të porosisin dhe të paguajnë përmes aplikacionit “Funky Pay” , të cilat më pas menaxhohen nga stafi, sipas Reuters.
“Përmes këtij sistemi ne jemi munduar të ruajmë distancën fizike me klientët tanë, kjo është ajo që njerëzit kërkojnë gjatë COVID.“, tha pronari i restorantit, Carlos Manich. Restoranti iu është përshtatur rregullave të distancës sociale, duke iu ofruar klientëve vetëshërbim, të cilët sapo hyjnë brenda duhet të mbajnë maska në fytyrën gjatë kohës që do t’ju duhet të lëvizin nga tryeza e tyre, shkruan abcnews.al.
“Aplikimi është shumë miqësor … dhe ju gjithashtu mund të ndiqni porosinë tuaj dhe të shihni kur është në kuzhinë ose kur do të arrijë.“, tha një kliente në restorant. Megjithatë kjo metodë nuk është pritur mirë nga shumë të tjerë.”Unë mendoj se ne e humbim ndjenjën me kamerierin, për shembull kur ju porosisni nuk mund të pyesni për preferenca ose sasi të ndryshme.”, tha një tjetër klient. /abcnews.al/