A rrezikohet Serie A nga COVID-19? Mjeku i njohur italian i vë “vulën”

schedule12:18 - 25 Gusht, 2020

schedule 12:18 - 25 Gusht, 2020

Po flitet shumë se Serie A mund të shtyhet, por mesa duket diçka e tillë nuk do të ndodhë. Edhe pse tashmë janë konfirmuar disa raste në klubet e Serie A dhe B, ekspertët mjekësorë sigurojnë se sezoni i ri do të fillojë atëherë kur është planifikuar.

Klube si Roma, Napoli, Fiorentina dhe Torino kanë konfirmuar se kanë raste me Covid-19, por kampionati do të startojë në 19 shtator. “Ne nuk duhet të jemi shumë të shqetësuar, por sigurisht duhet të vazhdojmë ta monitorojmë me kujdes situatën.

Lojtarët dhe stafet kanë qenë me pushime në Europë dhe është normale që të kemi disa raste pozitive. Fatmirësisht tashmë do të zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri, kështu që këta persona do të izolohen dhe do të jeni gati për fillimin e kampionatit,” deklaroi mjeku Enrico Castellaci për  radion “Punto Nuovo”.

“Unë personalisht jam optimist se sezoni nuk do të shtyhet. Ne mund ta shikojmë dhe rimodelojmë protokollin mjekësor, sepse ky aktuali mund të jetë shkatërrues, si nga ana fizike, por edhe ekonomike,” mbyll profesori. Vlen të theksohet se në ditët e fundit ka patur një rritje të personave me COVID-19 në Itali, por pjesa më e madhe nuk kanë asnjë simptomë të virusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!