Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka thumbuar Juventusin me deklaratën e fundit të tij, në lidhje me Kingsley Coman, të cilin “Zonja e Vjetër” e largoi.
Coman konsiderohet mjaft i mirë për të filluar në një finale të Championsit për Bayern Munich. Me sa duket, Juventusi vazhdon të përsërisë të njëjtat gabime. Henry mbërriti kaq i ri te Juventusi, por ata e lanë të largohet dhe më pas lulëzoi tek Arsenali.
Coman po ndjek një rrugë të ngjashme tani në Mynih. Kur shihni cilësinë, duhet të keni durimin të prisni. Ju nuk mund të prisni që një lojtar i ri të jetë menjëherë protagonist në nivelin më të lartë”, u shpreh Capello./abcnews.al