Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka publikuar rreth një orë më parë një foto nga berberi.
Ai shfaqet i buzëqeshur teksa po shkurton flokët dhe shkruan:“Shpejt e mirë, tek Alberti”!
Kujtojmë që disa ditë më parë, Haradinaj ka shpallur edhe kandidaturën për postin e presidentit. Ndërsa sot, ai bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, diskutuan rreth dialogut me Serbinë dhe takimit që pritet të mbahet mes palëve më 4 shtator ne Shtëpinë e Bardhë në Uashington./abcnews.al
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/2015763211881416/?type=3&theater