“Të njoha kur prindërit të merrnin me karrocë”, Aurela prezanton vajzën e Dr.Florit

schedule16:50 - 24 Gusht, 2020

schedule 16:50 - 24 Gusht, 2020

Diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe është shumë aktive në rrjetet sociale, madje së fundmi asaj i kanë hakuar edhe faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar këngëtaren të mos postojë në Instagram foto të ndryshme.

Pak orë më parë, ajoka ndarë një foto përkrah vajzës së Dr.Florit, Kaltrinës, duke treguar se si ka kaluar koha. Këngëtarja shprehet se Kaltrinën e ka njohur kur ishte ende një bebe e vogël, ndërsa tani ajo është bërë një zonjushë e vërtetë 1.70 cm e gjatë.

“Unë nuk jam e shkurtër, thjesht Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra. Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël. Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot një zonjushë 1 70 cm”,  ka shkruar Aurela.

Ajo  ka treguar gjithnjë se ka pasur një miqësi të veçantë me artistin e ndjerë, Dr.Florin, miqësi që ajo vazhdon ta gëzojë sot me familjen e këngëtarit të ndjerë, me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LENTO LENTO #NEWSONG (@aurelagaceofficial) on