Një lajm i ëmbël vjen nga showbizi botëror. Çifti i njohur Fernanda Castillo dhe aktori Erik Hayser do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i cili janë bashkë prej shumë vitesh, kanë dhënë lajmin e ëmbël përmes rrjeteve sociale duke u shprehur shumë të lumtur.
Ata postuan dy foto ku Fernanda tregon barkun e rrumbullakosur teksa Erik e përqafon duke mbajtur në duar.
“Ne të tre. Pafundësisht të lumtur”, ka shkruar aktorja në Instagram.
Fernanda është e njohur për publikun shqiptar me rolet e saj në serialet “Teresa” dhe “Dashuri dhe tekila”./abcnews.al