Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 78 raste të reja me Covid-19 dhe katër viktima në Maqedoninë e Veriut

schedule15:09 - 24 Gusht, 2020

schedule 15:09 - 24 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 78 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi po ashtu se brenda ditës betejën me Covid-19 e kanë humbur 4 pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeçe dhe një pacient 73-vjeçar nga Tetova.

Jetën e ka humbur edhe një pacient 68-vjeçar nga Kumanova, pasi është pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në gjendje të rëndë.

Kurse, rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 personash.

Rastet janë konfirmuar: Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-2, Probishtip-1, Makedonski Brod -1, Berovë-4, Delçevë-3, Kërçovë-3, Negotinë-2. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!