Arrestohen 4 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule12:45 - 24 Gusht, 2020

schedule 12:45 - 24 Gusht, 2020

Policia në Tiranë ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftohet se një 33-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesë. Po ashtu,  policia ka arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin A.H., , i cili ka goditur për shkak të detyrës , 60-vjeçarin J.L., punonjës i policisë private.

Gjithashtu, njoftohet se  Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë J.R., 45 vjeç, që u kap në rrugën “Ali Demi”,  duke drejtuar motorin në gjendje të dehur. Kurse 21-vjeçari E.C., u kap në rrugën “5 Maji” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Njoftimi:

Tiranë

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Z., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 46 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private shtetasin J.L., 60 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve :

J.R., 45 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar motorrin në gjendje të dehur në masën 0.75mg/l;

E.C., 21 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!