Një ish u dha goditjen fatale, ndodhi për herë të parë në histori dhe Parisi nuk e përjetoi mirë humbjen në finalen e Champions League. U përballën si të barabartë me Bayern Munich, por nuk është ndonjë krenari e madhe kur për vetëm dy lojtarë ke shpenzuar 400 milion euro t’i transferosh.
Tifozët e përjetuan keq gjithçka dhe sheshi i famshëm “Elysses” sërish përfundoi i shkatërruar. Makina të përmbysura, ndonjë e djegur, ndërkohë që nuk mungojnë materialet piroteknike të përdorura nga tifozët.
The scenes in Paris following the Champions League final ? pic.twitter.com/BlrMzPN5Nl
— GOAL (@goal) August 23, 2020
Ata nuk kanë kursyer as koshat e plehrave, që u kanë vënën flakën. Gjithçka është fotografuar e filmuar, kurse policia ka njoftuar se 148 tifozë janë arrestuar për shkak të trazirave të shkaktuara mbrëmjen e djeshme. /abcnews.al

