Presidenti Trump ka njoftuar se do të mbajë një konferencë shtypi sonte në mbrëmje ku do të flasë në lidhje me një “zhvillim” të madh për trajtimin e koronavirusit.
Presidenti do të mbajë konferencën në orën 6 me orën amerikane, i shoqëruar nga Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar dhe Dr. Stephen Hahn, kreu i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, dhe sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.
Shkencëtarët në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për virusin që zakonisht është një proces i gjatë që kërkon shumë vite.
Trump tha në fillim të këtij muaji se Amerikanët mund të kishin një vaksinë “mbase shumë më përpara se fundi i vitit”.
Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, ka thënë se është optimist dhe se beson se vaksina mund të jetë e disponueshme deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, por ka të ngjarë të mos jetë e disponueshme gjerësisht deri në fund të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është e mundur që virusi mund të përfundojë brenda dy viteve.
Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, në SHBA kanë humbur jetën nga covid-19 më shumë se 174,000 persona./abcnews.al