Portreti i diktatorit te dëshmorët/ Nostalgjikët përleshen me antikomunistë

schedule15:05 - 5 Maj, 2018

schedule 15:05 - 5 Maj, 2018

Homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve” këtë 5 maj u shoqëruan me një incident mes simpatizantëe të Partisë Komuniste. Ata u sulmuan fizikisht nga mbështetës të Partisë Demokratike, për shkak të mbajtjes në duar të simboleve komuniste dhe një portreti të diktatorit Enver Hoxha.

Simpatizantë të Partisë Komuniste shkuan t’i bëjnë homazh të rënëve duke mbajtur në duar simbole komuniste, pankarta dhe një portret të Enver Hoxhës.

Ndonëse 33 vjet pas vdekjes së tij, shfaqja e imazhit të diktatorit shkaktoi një përplasje të dhunshme mes tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në varrezat e dëshmorëve të kombit.

Tensioni nisi në këtë moment.

Por nuk mbeti me kaq. Një fjalim në megafon dhe brohoritja njëzëri e emrit të diktatorit nxehu gjakrat.

Fyerjet në distancë dhe thirrjet për largimin e nostalgjikëve të komunizmit i lanë vendin shtyrjeve dhe goditjeve me shkopinj.

Situata kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Përplasja fizike mes nostalgjikëe të diktatoriut dhe mbështetëse të Partisë Demokratike ndodhu në harkun kohor mes përfundimit të ceremonise zyrtare shtetërore dhe nisjes së asaj të opozitës. /abcnews.al