Trump siguron lobin e armëve

schedule12:49 - 5 Maj, 2018

schedule 12:49 - 5 Maj, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump siguroi Lobin e Fuqishëm të Armëve se amendamenti I dytë nuk do të ndryshohet sa të jetë ai në pushtet. Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë ironizoi me kërkesën për ndalimin e armëve.

“Amendamenti i Dytë i Kushtetutës Amerikane nuk do të jetë kurrë në rrezik për sa kohë që unë jam president”. Këtë e ka thënë Donald Trump, duke folur në konventën e përvitshme të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA), lobit të fuqishëm të armëve që po lufton përballë atyre në SHBA që kërkojnë ligje më të kufizuara të armëve.  Amendamenti i dytë i Kushtetutës Amerikane është ai që garanton të drejtën për të pasur armë.

NRA ishte një mbështetës i madh i Trump: në tetor të vitit 2016, një spot reklamimi televiziv në Pensilvani u sponsorizua nga lobi i armëve; një në nëntë reklama në Karolinën e Veriut dhe një në tetë në Ohajo. Dhe Trump fitoi në të tre shtetet. Manjati kështu është tallur me ata që duan të ndalojnë armët e zjarrit, duke kujtuar sulmet e fundit, siç ishte ai në Toronto, Kanada, e shkaktuar nga një person me problem mendore i cili përplasi me furgon disa kalimtarë.

“Pra, ne duhet të ndalojmë të gjitha kamionët dhe furgona” tha ai. Ndërsa më tej presidenti amerikan u shpreh i bindur për të vazhduar idenë e tij të armatosjes së mësuesve. Trump nënvizoi se beson që mësuesit e trajnuar për të mbajtur armë “duhet të kenë mundësinë të mbrojnë nxënësit nga sulmet e mundshme në shkollat e tyre dhe në të njëjtën kohë theksoi nevojën e rojeve të sigurisë të stërvitura mirë për çdo lloj situate.

Duke folur në lobin e fuqishëm të armëve, Trump foli për sulmin në Florida ku tha se kjo ngjarje e ka tronditur. /abcnews.al/