Një magazinë e cila si shërbente si magazinë ushqimore për bagëtitë në fshatin Muriqan të Elbasanit është shkrumbuar nga flakët e për pasojë është dëmtuar pronari i saj.
Ai ka tentuar të shpëtojë bagëtitë duke marrë plagë në duar.
“Në fshatin Muriqan, Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë që kishte bazë ushqimore për bagëti , në pronësi të shtetasit G.S.,.
Si pasojë e zjarrit është djegur plotësishtë magazina si dhe në përpjeke e sipër për të shpëtuar bagëtit është lënduar lehtë në duartë pronari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit“, njofton policia./abcnews.al