Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Max Allegri në derë, Conte flet si ish-interist: S’pranoj të preket familja ime!

schedule08:55 - 22 Gusht, 2020

schedule 08:55 - 22 Gusht, 2020

Interi e mbylli sezonin me një finale të humbur. Sevilla, “pronare” e Europa League, triumfoi me rezultatin 3-2 dhe trajneri Antonio Conte analizoi më pas atë që ndodhi në fushë. Sigurisht pjesën më të madhe të diskutimit e mori e ardhmja e tij. Italiani duket i dyzuar për të vazhduar të qëndrojë në krye të Interit, të paktën nëse disa gjëra nuk ndryshojnë. Ajo çfarë ai than pas ndeshjes, “frymëzoi” mediat italiane që t’i gjejnë pasuesin dhe favorit cilësohet Max Allegri, edhe për bashkëpunimin që ka pasur më parë te Juventusi me Beppe Marota. Gjithsesi, fillimisht fjalën e ka Conte, me deklaratën e tij të dhënë për Sky Sport.

NDESHJA – “Ishte një ndeshje e vështirë, e balancuar dhe në pjesën e dytë një episod mund ta vendoste. Ne i patëm mundësinë, por e pësuam nga një devijim i pafat i Lukaku. Më pas u bë shumë e vështirë. Kemi keqardhje deri në një farë pike, pasi skuadra dha gjithçka ndaj një ekipi me shumë përvoje në finalet e Europa League, madje duke e fituar shumë herë. Kjo bëri diferencën në fund.

Këta djem kanë punuar shumë, janë rritur dhe janë përmirësuar. Shkuan në finalen e Europa League dhe për shumë prej tyre ishte eksperienca e parë në Europë. Të paktën një pjesë e lojtarëve fituan përvojë në Europë. Kjo është e rëndësishme për të shkuar përpara dhe për vetëbesimin e tyre”, u shpreh Conte fillimisht.

 

E ARDHMJA – “Tani duhet të kthehemi në Milano, të pushojmë 2-3 ditë dhe me qetësi të ulemi e të bisedojmë. Duhet analizuar i gjithë sezoni, kjo është gjëja më e drejtë. Le të shohim gjithçka me qetësi dhe të përpiqemi të planifikojmë të ardhmen e Interit, me apo pa mua. Kemi punuar shumë, ka qenë një sezon i vështirë dhe mendoj se për momentin duhet të pushojmë. Më pas le të përballemi me situata dhe të marrim vendimin më të mirë për Interin.

Nuk ka absolutisht hidhërim. Mund të ketë pikëpamje të ndryshme për gjërat, por do të vlerësojmë gjithçka. Për mua ka qenë e mrekullueshme të jem trajner i Interit dhe i falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të kaloj këtë përvojë të shkëlqyeshme. Nëse mund të them një gjë, është se ia ka vlejtur dhe i falënderoj ata që ma dhanë mundësinë e kësaj eksperience”, shtoi tekniku zikaltër.

POLEMIKAT – Gjatë konferencës Conte fliste sikur ta kishte mbyllur me Interin, në kohën e shkuar. “Ju nuk e dini mendimin tim. Do ta them në kohën e duhur dhe kur të jem më i qetë. E rëndësishme që gjithçka e kemi bërë në harmoni të plotë.  Pavarësisht të gjithave, ishte një eksperiencë pozitive dhe i falënderoj ata që ma dhanë këtë mundësi. Jam pritur mirë, edhe pse kisha pritshmëri të tjera. Nuk ka hakmarrje nga unë, apo nga klubi.

 

Është thjesht çështje këndvështrimi, për disa situata me të cilat jam përballur dhe nuk më kanë pëlqyer. E them këtë me gjithë respektin që kam për të gjithë. Unë kam një familje dhe më duhet të kuptoj nëse futbolli apo familja janë prioriteti im. Nëse disa situata prekin edhe familjen, kjo nuk mund të pranohet. Çdo gjë ka limit dhe dua të shoh ku janë kufijtë e mi.

Ne do ta sqarojmë situatën, pa mllef, sepse gjithmonë do të jem mirënjohës që kisha mundësinë të kaloja një vit të shkëlqyer me Interin. Gjithashtu ishte edhe shumë i vështirë. Nëse mendoni se do të tërhiqem, kjo nuk ndodh. E thashë çfarë mendoj, i dëgjuat fjalët e mia dhe ato nuk ndryshojnë. Ka pasur disa gjëra që kanë ndodhur dhe duhet të shohim nëse të gjithë janë të përgatitur që të mos përsëritet një vit si ky, gjithmonë mbi atë që më ndodhi mua.

Ka situata që dua t’i vlerësoj, është e drejta e presidentit që gjithashtu të bëjë vlerësimet e tij. Unë do t’ua them drejtuesve pikëpamjet e mia. I falënderoj për mundësinë. Beppe Marotta dhe Piero Ausilio ishin të bindur që duhet t’i bashkohesha Interit. Ishte një vit i vështirë, ka kufij për gjithçka dhe nëse situatat përfshijnë jetën time private, kjo nuk mund të pranohet më”, përfundoi Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!