VIDEO/ Nata e debutuesve, Gjilani europian është super

schedule21:54 - 21 Gusht, 2020

schedule 21:54 - 21 Gusht, 2020

Gjilani ia ka dalë të mposhtë Tre Penne në San Marino dhe ka kaluar në turin e parë të Europa League. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani triumfoi me rezultatin 1-3, duke e përmbysur golin e vendasve pas 16 minutash lojë.

Darko Nikac ishte ai që shënoi në portën e Tre Penne dhe vendosi baraspeshën. Në fundin e pjesës së parë vendasit u ndëshkuan me karton të kuq dhe me një lojtar më pak u mbetej të dorëzoheshin ndaj “Skifterave”.

Fiton Hajdari shënoi një gol mjaft të bukur, pas pasimit të Prognit dhe festa nisi pikërisht aty. Sulmuesi e goditi rëndë kundërshtarin dhe katër minuta më pas, Ardit Hila shënoi golin që vulosi fatet e ndeshjes. Debutim dhe gol dhe kualifikim, ku ka më mirë.

Rezultati 1-3 nuk ndryshoi deri në fund dhe Gjilani bëhet gati për ndeshjen e radhës në Europa League, këtë herë në shtëpi kundër qipriotëve të APOEL. Kjo sfidë luhet pas një jave, në Prishtinë. /abcnews.al

Tre Penne-Gjilani 1-3
Shënues:
Gai 16’ /  Nikac 24’, Hajdari 64’, Hila 68’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!