Mbi 23 milion të infektuar e 800 mijë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

schedule21:38 - 21 Gusht, 2020

schedule 21:38 - 21 Gusht, 2020

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar me Covid-19 të paktën 23 milion persona.

Në bazë të të dhënave të publikuara në Worldometer, numri i të infektuarve në të gjithë botën rezulton të jetë 23,027,965.

Prej këtyre personave, 800,034 e kanë humbur betejën me sëmundjën. Ndërsa nga ana tjetër, 15,635,298 persona në të gjihë botën deri më tani janë shëruar nga Covid-19.

Vendi me më shumë të prekur dhe viktima në botë vijon që të jetë SHBA ku numërohen rreth 5.8 milion të infektuar dhe 178,071 raste fatale.

I radhës vjen Brazili ku numri i të infektuarve është 3.5 milion ndërsa 112,670 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Në vendin e tretë radhitet India me rreth 3 milion të infektuar dhe 55,928 viktima. Vetëm në 24 orët e fundit vendi konfirmoi 68,988 raste të reja me Covid-19 si dhe 953 humbje jete. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!