Xhensila Myrtezaj është padyshim një ndër këngëtaret më në zë të estradës shqiptare. Ndër vite ajo ka sjellë një sërë hitesh, ndërkohë që kësaj vere erdhi fuqishëm me “Panorama”. Artistja bashkëpunoi për të dytën herë me Ardian Bujupin, duke sjellë sërish një tjetër hit.
Që prej publikimit me 10 Korrik, kënga ka arritur të gjenerojë më shumë se 23 milion klikime në Youtube, duke qëndruar kështu prej javësh në top listën e këngëve më të dëgjuara. Sipas Billboard Albania, Xhensila prej pesë javësh renditet në “TOP 3” e artistëve më të dëgjuar në Shqipëri.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Xhensila dhe Ardiani sollën dy vite më parë “Çika Çika”. Kënga ka tejkaluar shifrën e 100 milion klikimeve, dhe suksesi i padiskutueshëm i saj bëri që dyshja të bashkojë forcat për të dytën herë. Ndërkohë, Bujupi publikoi vetëm pak ditë më parë dhe projektin e ri muzikod, që mban titullin “Reggaeton”. /abcnews.al/