Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, mund të jetë atleti i radhës që mund të bëhet miliarder. Sipas raportimit të gazetës prestigjioze “Forbes”, argjentinasi duhet ta mbyllë vitin me rrogën që përfiton aktualisht tek katalanasit.
Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë ai do ta përfundojë sezonin 2020/21 me mbi 1 miliard dollarë të ardhura. Diçka të tillë e përfitojnë vetëm tre atletë të tjerë në botë.
Bëhet fjalë për yllin e golfit, Tiger Woods. I dyti në listë është boksieri, Floyd Mayweather. Sigurisht nuk mund të mungonte në podium dhe rivali i përjetshëm i Messit, Cristiano Ronaldo. /abcnews.al