Policia e Serbisë arrestoi këtë javë një grup kriminal prej gjashtë personash, të cilët që nga fillimi i pandemisë kanë falsifikuar dhe shitur teste false për COVID-19 për turistët.
Mediat serbe raportuan të enjten se dyshohet se ata kanë shitur teste të rreme negative të koronavirusit me një çmim prej 30 deri në 100 euro.
Sipas informacioneve jozyrtare, grupi kriminal kishte filluar prodhimin dhe shitjen e dokumenteve të falsifikuara, karta identiteti dhe pasaporta në janar.
Blerësit e tyre ishin kryesisht njerëz nga rrethet kriminale, të cilët paguanin për një identitet të rremë, dhe çmimi dyshohet se varej nga lloji i dokumentit, por edhe nga sa e rëndësishme ishte për blerësin që të fshihte identitetin e tij të vërtetë.
Burime të kurir.rs, bëjnë të ditur se, pas shpërthimit të koronavirusit, dhe veçanërisht me fillimin e sezonit të verës, kur disa vende prezantuan një test të detyrueshëm PCR negativ për turistët nga Serbia, ata filluan tregtimin edhe në këtë dokument.
Dyshohet se ata kanë shitur disa dhjetëra teste false PCR, të cilat konfirmonin se ata persona nuk ishin të infektuar me koronavirus.
Konsumatorët i përdorën ato kur udhëtuan për të provuar se nuk ishin të infektuar.
Midis tyre, sipas provave të mbledhura, ka nga ata që i kanë paguar që të mund të shkojnë me pushime në Kroaci, por edhe ata që janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit dhe ky test ishte i domosdoshëm që ata të ktheheshin nga Serbia në vendet ku jetojnë dhe ata punojnë./abcnews.al