Kreshnik Nebihu, ish-futbollisti i Flamurtarit në Superiore, është prezantuar si futbollisti më i ri i Trepçës, ekipit në IPKO Superliga. 23 vjeçari luajti sezonin e fundit me ekipin vlonjat në Superiore, por tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë.
KF Trepça’89 nënshkruan me dy futbollistë
20.08.2020 KF Trepça’89 zyrtarizon dy prurjet e reja në ekipë.
Ervin Kacar
I lindur më 10.08.1991 Novi Pazar.
Luan në pozicionin e mbojtësit të djathtë por gjithashtu mund të luaj dhe përpara si mesfushor i krahut të djathtë.
Ish-lojtari i KF Ferizajit në sezonën 2018/19 ku ishte pjesë e klubit për 6 muaj dhe bëri paraqitje shumë të mira.
Ish-futbollisti i FK Josanica (2011-14, 2015/16),
AS Koma (2014/15), Novi Pazar (2016/17, 2019-20), Podeba Prilep (2017),
OFK Petrovac (2017/18), KF Ferizaj (2018/19)
FK Tutin (2019/20).
Kacar për kohën më të madhë të karrierës së tij ka qenë lojtarë i ligave Serbe ku ka lujatur për Super ligën Serbe gjithashtu edhe për ligën e parë.
Kreshnik Nebihu
I lindur më 06.18.1997
Mesfushori Mitrovicas rikthehet në vendlindje, pas një viti të sukseshëm personal në Shqipëri tek FC Flamurtari Vlorë edhe pse ekipa nga Vlora ra nga Superiora Shqiptare Kreshnik Nebihu bëri disa paraqitje mjaftë të mira ku u paraqitë në 27 ndeshje kampionale ku gjithashtu shënoi një gol dhe në një ndeshje në Kupën Shqiptare.
Ish-futbollisti i KF Hajvalia (2013/14), SC Gjilani (2014/15), KF Drenica (2015/16),
CFR Pforzheim (2016/17), KF Vushtrria (2017/18), KF Trepça (2018/19),
FC Flamurtari (2019/20).
Nebihu që në moshë të re ishte pjesë e disa ekipeve Kosovare ku bëri mjaftë paraqitje, ai për një vit ishte gjithashtu pjesë e ekipës Gjermane CFR Pforzheim e cila garon në ligën e pestë në Gjermani dhe së fundmi pjesë e Kampionatit Shqiptarë.