I publikoi foton që nuk do donte të shikonte, Sara “kërcënon” Ledrin

schedule21:37 - 20 Gusht, 2020

schedule 21:37 - 20 Gusht, 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha pak kohë më parë konfirmuan se do të bëhen prindër të një vajze. Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë shpesh momente pranë njëri-tjetrit. Pak minuta më parë, Ledri ka publikuar një foto, ku shihet tejet i lumtur krah partneres.

“S’po ma nin që nuk po të pëlqen si ke dalë“, ka shkruar Ledri krahas fotos që si duket e ka postuar pa pëlqimin e Sarës. Ndërsa nuk ka munguar as komenti i saj, teksa e “kërcënon” se do t’ja kthejë me të njëjtën monedhë. “Mbaje mend po nuk ta ktheva“, ka shkruar Sara.

 

View this post on Instagram

 

Spo ma nin qe spo tpelqen qysh ki dal @sarahoxha ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Por, mes “debatit” të tyre nuk kishte si të mos thoshte diçka edhe mamaja e Ledrit, e cila i drejtohet të birit: Lëri çikat rehat se….♥️♥️♥️”. Kujtojmë që Ledri dhe Sara konfirmuan thashethemet që qarkullonin prej kohësh se janë në një lidhje dashurie, vetëm pak muaj më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!