Katër persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:16 - 20 Gusht, 2020

schedule 16:16 - 20 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbur 4 qytetarë. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor.

Kështu, në total numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 238.

Betejën me Covid-19 e ka humbur një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse.

Ndërsa, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe: Rritet ndjeshëm numri i të shtruarve në 2 spitalet Covid gjatë 24 orëve të fundit

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID-19, sipas protokolleve përkatëse.

Nga ana tjetër, brenda ditës janë shëruar nga Covid-19, 58 persona duke bërë që numri total i të shëruarve të shkojë në 3,986.

Po ashtu, njoftohet se 24 orë janë konfirmuar edhe 155 raste të reja me koronavirus. Kurse, në total numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 7,967.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)
Testime totale 53571
Raste pozitive 7967
Raste të shëruara 3986
Raste Aktive 3743
Humbje jete 238 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1959
Durrës 486
Shkodër 298
Fier 177
Lezhë 152
Korçë 146
Vlorë 146
Kukës 117
Elbasan 117
Berat 62
Gjirokastër 43
Dibër 40  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!