Ngjarja e rëndë në Velipojë, 25-vjeçari u nxor nga motori i sigurisë, vajza u gjet me çelës në qafë

schedule13:21 - 20 Gusht, 2020

schedule 13:21 - 20 Gusht, 2020

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Velipojë ku u mbyt 17-vjeçarja që po bënte xhiro me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, me motor uji.

Burime për gazetarin Simon Shkreli bëjnë me dije se Bajraktari është nxjerrë nga deti nga motori i sigurisë.

Ndërsa mësohet se çelësi i motorit të ujit është gjetur i varur në qafën e 17-vjeçares Enisa Doda.

Sipas protokollit çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilëst sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.

Ndërkohë nëna e vajzës ka deklaruar se në momentin kur e bija është larguar ka qenë e veshur me xhinse të shkurta dhe këmishë.

Në momentin që punonjësit e pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit, janë hasur me djalin i cili ka qenë i zhytur, ai i ka thënë se vajzën e ka nxjerrë në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait.

Ata e ka marrë të riun dhe e ka nxjerrë nga deti duke e mbajtur të izoluar deri në mbërritjen e policisë.

Ndërsa sipas policisë i riu ka dalë nga deti pa motorin e ujit rreth dy orë e gjysmë pasi ishte futur në ujë bashkë me 17-vjeçaren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!