Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë pa diskutim shembulli i çiftit që kanë hedhur pas të shkuarën e njëri-tjetrit.
Ndryshe nga shumë vajza të tjera, Sara ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e babait të vajzës së saj e cila pritet të vijë në jetë për pak muaj.
Fillimisht ajo u pa në një foto me Dafina Zeqirin, me të cilën Ledri është përfolur se ka qenë në një lidhje. Por duket se edhe ata vetë kanë zgjedhur të qëndrojnë miq pas përfundimit të lidhjes.
Javën e shkuar Sara u shfaq me motrat Sara dhe Lori Hoxha të cilat janë edhe shoqe të ngushta me ish të dashurën e Ledrit, Adela Sollaku, me të cilën reperi pati edhe një rikthim pas ndarjes së parë.
Ndërkohë dje Sara ka befasuar sërish. Gjatë një udhëtimi në Ulqin bashkë me Ledrin, janë takuar me prindërit e artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila ka qenë e dashura e Ledrit në vitet e adoleshencës.
/abcnews.al