Human Horizons, një kompani e specializuar për prodhimin e automjeteve elektrike dhe zhvillimin e sistemeve autonome të drejtimit, ka prezantuar modelin HiPhi X, që pritet të dalë në treg në vitin 2021. Është një SUV elektrike me madhësi të plotë, koncepti i të cilit u shfaq vitin e kaluar.
Një nga elementët më intrigues të dizajnit të makinës së re janë dyert e pasme, një sistem i ngjashëm me atë të Tesla Model X, me dyert që hapen nga lart. HiPhi X ka ruajtur dimensionet e saj dhe arrin një gjatësi prej 5.2 m. Kabina ka gjashtë vende, me tre rreshta sipas skemës 2 + 2 + 2, shkruan abcnews.al.
Sendiljet në rreshtin e parë dhe të dytë janë të pajisura me funksione të ventilimit, ngrohjes dhe masazhit. E vetmja gjë që ndryshon është pasqyra konvencionale me pamje të pasme në vend të kamerave. Bateria do të jetë e disponueshme në disa versione, më e fuqishmja prej të cilave premton një kapacitet 96 kwh dhe mund të sigurojë një gamë prej 610 km.
Modeli mund të sigurojë një shpejtësi nga 0-100 km/orë për vetëm 3.9 sekonda. Përveç kësaj, modeli do të ketë një sistem autonom drejtimi të Nivelit 3. HiPhi X tani po hyn në fazën e fundit të zhvillimit, prodhimi i së cilës pritet të fillojë deri në fund të këtij viti, për të dalë në treg në 2021. /abcnews.al/