Sulmuesi Nazmi Gripshi, u largua nga Skënderbeu pas 3 vitesh e gjysmë dhe firmosi për Ballkanin. Në faqen e tij zyrtare, Gripshi shkroi:
“3 vite e gjysem te kaluara ne qytetin e bukur te Korces, plot emocione dhe suksese! Por si cdo fillim e ka dhe nje fund. Nga sot ju njoftoj se nuk jam me pjese e ekipit me te mire te dekades se fundit, ne Shqiperi.
Dua te falenderoj Presidentin Takaj dhe familjen e tij, per mbeshtjen e tyre ne rrugetimin tim prane ekipit te Skenderbeut. Falenderoj trajneret qe besuan ne aftesite e mia dhe shoket e ekipit per frymen optimiste te grupit te bashkuar. Nje falenderim te vecante per Ujqerit e Debores, per prezencen dhe mbeshtjen e tyre ne momentet me te mira e me te veshtira. Faleminderit Korca. Faleminderit Skenderbe!”/abcnews.al