Oracle konkuron me Microsoft, shpreh interes për të blerë TikTok

schedule20:38 - 19 Gusht, 2020

schedule 20:38 - 19 Gusht, 2020

Oracle ka shprehur interes për blerjen e TikTok, duke hyrë kështu në garë me Microsoft, një konkurrent të mundshëm që po përpiqet për të kontrolluar aplikacionin kinez në Shtetet e Bashkuara. Oracle thuhet se është në bisedime me ByteDance, kompania mëmë kineze e TikTok, dhe po punon me disa nga investitorët e aplikacionit, në një marrëveshje për të marrë nën kontroll aplikacionin në SH.B.A., Kanada, Zelandën e Re dhe Australi, shkruan Daily Mail.

Trump pretendon se ka prova të besueshme që “TikTok paraqet një kërcënim sigurie”, akuza të cilat firma i ka mohuar rreptësisht, duke i konsideruar këto pretendime si ‘thashetheme dhe dezinformata’. Microsoft është shfaqur si kandidati më i mundshëm për të përfunduar një marrje në dorë, por orvatja e Oracle për të rrëmbyer transaksionin, të raportuar për herë të parë nga Financial Times , mund të rritë bizneset e saj të reklamimit dhe të dhënave nëse janë të suksesshme, shkruan abcnews.al.

Gara për të marrë kontrollin e TikTok në SHBA. vjen pas kërcënimit nga Presidenti Donald Trump për ta mbyllur atë nëse një firmë  nuk merr pronësinë deri në mes të nëntorit. Microsoft mendohet të ketë përparësi për të blerë aplikacionin nga pronarët e saj kinezë – me mundësinë që ata të marrin kontrollin edhe në Evropë dhe Indi.

Megjithëse asnjë detaj financiar nuk është zbuluar në lidhje me shitjen, por mendohet se marrëveshja e Microsoft, e cila mund të përfshijë të gjitha kontrollin global të TikTok – mund të jetë me vlerë 50 miliardë dollarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!