Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit. Mësohet se një 45 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit. Ai është Erjon Çollaku, i cili është dërguar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë, pasi është qëlluar me plumb në bark.
Sipas Policisë ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Bilishtit. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë
Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij. /abcnews.al