Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, i dëmtuari ka marrë lëndime në kokë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



