Kaosi në Kakavijë, gazetari: Pseudo deputetë që llapni në FB! Deputetja e PS: Na ke parë mirë?!

schedule21:28 - 18 Gusht, 2020

schedule 21:28 - 18 Gusht, 2020

Deputetja e Partisë Socialiste, Artemisa Malo, ka replikuar me gazetarin e ABC News Orgest Sako, i cili ka bërë një status në rrjetet sociale në të cilin shkruan se gjatë situatës së rënduar me shqiptarët në Kakavijë, nuk ka parë asnjë zgjidhje nga qeveria.

Referuar statuseve dhe falenderimeve të bëra në rrjetet sociale, nga deputetët e Partisë Socialiste, së krijuar në Kakavijë, Sako shkruan:

“Me vjen per te qeshur por dhe per te ardhur keq,kur shoh statuse ne FB nga deputete qe na qeverisin sot.Flasin per situaten e krijuar prej 4 ditesh ne Kakavie ku shume njerez u perballen me nje katastrofe, jo vetem qe u lane ne meshire te fatit pa uje, pa buke por aq me keq u lane ne mes te rruges nga keta pseudo deputete gje dalin dhe llapin ne fb. Ku ishit ju kur ata kishin nevoje,ndoshta ne ndonje cep te bregdetit te jugut? Ku ishit ju qe neser do kerkoni voten e tyre? Prej 4 ditesh degjova vetem fjalen “po negociojme”qe askush nuk ua degjoje fjalen sepse autoritetet greke benin siç ju donte kokra e qejfit.Ndaj do tu lutesha shume miqesisht lerini llafet ne FB se nuk bete asnje gje tjeter perveçe sa bete sehire”, shkruan ai.

Por me sa duket me këtë status të gazetarit Sako, deputetja e PS-së Artemisa Malo nuk ka qenë dakord duke u ankuar se gazetari nuk shikon mirë.

“Ti Gesti na ke parë mirë? Po çuditem me ty sot!!!”, shkruan deputetja, që siç duket nuk i ka pëlqyer postimi i gazetarit.

Ndërsa gazetari Sako i është përgjigjur: Pushime të mbara!.

 

LEXO edhe: Odiseja e emigrantëve në Kakavijë, përjetimet e qytetarëve që kaluan 72 orë në kufi për një tampon

Mijëra qytetarë shqiptarë qëndruan për ditë të tëra në radhë për të kaluar në tokën greke përpara se shteti fqinj të niste një regjim të ri kontrolli për shtetasit që do të kalonin në pikat doganore të hënën e 17 gushtit./abcnews.al