Moderatorja tregon skemën e mashtrimit: Po përdoret emri im, mos bini pre

schedule18:22 - 18 Gusht, 2020

schedule 18:22 - 18 Gusht, 2020

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi emri i saj është përdorur për qëllime mashtrimi. Ajo ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale këtë ngjarje, ku dhe ka publikuar bisedat ku individë të caktuar përdornin emrin e saj për qëllime mashtrimi.

Sipas moderatores, emri i saj është përdorur për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamimit, ndërsa apelon të gjithë që të bëjnë kujdes dhe të denoncojnë nëse ndokush është përballur me raste të tilla.

“Bëni kujdes, nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes. Shpresoj mos të ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi.”, shkruan moderatorja. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!