Pas debateve në seancë, mazhoranca miraton ligjin për strehimin social

schedule18:12 - 3 Maj, 2018

schedule 18:12 - 3 Maj, 2018

Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj i kërkoi opozitës të pranojë se ligji për strehimin social, si pjesë e paketës së solidaritetit, do të thjeshtojë edhe më jetesën për kategoritë më të pamundura të shoqërisë. Kjo për demokratin Edmond Spaho nuk zgjidh problemet e shqiptarëve të cilët po zhyten në borxhe me breza të tëra për shkak të konçesioneve korruptive dhe partneriteteve publike private të kësaj qeverie.

Pasi argumentoi si arritje të reflektuar në xhepat e shqiptarëve taksën progresive, taksën zerro të biznesit të vogël, statusin e minatorit dhe të naftëtarit, por edhe ndryshimin e skemës së ndihmës ekonomike, ministri i  ekonomisë dhe financave foli për ligjin për strehimin social, I ardhur në parlamnet për votim.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, përgjigjen ia ktheu me pyetje, kto drejtuar shefit të ekzekutivit Edi Rama.

Ishte deputetja Elisa Spiropali ajo e cila iu drejtua qytetarëve të lexojnë ligjin për të mësuar si të përfitojnë prej tij.

Projektligji për strehimin social u miratua në fund të seancës me votat e mazhorancës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!