Deputetët e mazhorancës komentojnë dorëheqjen e Tahirit

schedule15:10 - 3 Maj, 2018

schedule 15:10 - 3 Maj, 2018

Deputetët e mazhorancës, tashmë ish-kolegë të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri pas dorëheqjes së këtij të fundit nga posti i deputetit të pyetur nga ABC Neës e kanë komentuar zgjedhjen e tij si një vendim personal. Disa prej tyre e shohin këtë dorëheqje si besim të ish-deputetit Tahiri ndaj drejtësisë dhe shenjë se ai nuk dëshiron të bëhet pengesë për të por edhe për rrugën e vendit drejt BE-së.

“Po pres të dorëhiqet Lulzim Basha, Sali Berisha dhe e gjithë banda, që me thënë të drejtën kanë kryer krime të përbindshme në këtë vend”, tha Erion Braçe.

“Dorëheqja është akt individual”, u shpreh Ulsi Manja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!