Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke.
Ajo bashkë me aktorin turk Tolgahan Sayisman janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.
Mirëpo në planet e Almedës duket se është një familje më e madhe dhe nga një postim i saj i fundit mund të kuptohet se ardhja e një fëmije tjetër është e afërt.
Bukuroshja dëshiron një vajzë dhe këtë nuk ka nguruar ta thotë hapur. Gjatë një bisede me kushërirën e saj, Ajsel, ajo i ka treguar të gjitha
“Do ta bësh 1 gocë kshu?”, i shkruan Ajsela, ndërsa Almeda i është përgjigjur publikisht: “Meqë dashka Ajla s’po ia prishim!”.
Të gjithë janë kuriozë dhe mezi po presin që shumë shpejt, Almeda të bëhet nënë e një vajze./abcnews.al