Dita e lirisë së medias, 40 gazetarë kanë humbur jetën këtë vit

schedule15:04 - 3 Maj, 2018

schedule 15:04 - 3 Maj, 2018

Rreth 40 gazetarë kanë humbur jetën për shkak të profesionit të tyre që nga fillimi i 2018-ës. Të dhënat janë publikuar nga reporterët pa kufij. Këta të fundit i kanë bërë apel Kombeve të Bashkuara që t’i dërgojnë një sinjal të fortë komunitetit ndërkombëtar dhe protagonistëve lokalë, duke emëruar një përfaqësues special për mbrojtjen e gazetarëve.

3 Maji është dita botërore e lirisë së shtypit, e caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të kujtuar gazetarët e vrarë apo të kërcënuar për shkak të profesionit të tyre.

Janë të paktën 29 gazetarët dhe operatorët e mediave që janë vrarë në të gjithë botën që nga fillimi i 2018-s. Të dhënat janë publikuar nga Reporterët pa Kufij, para se atentati i dyfishtë terrorist në Afganistan t’i shtonte listës së zezë dhe 9 gazetarë të tjerë të vrarë për shkak të punës së tyre.

Organizata pariziene ka numëruar të paktën 14 gazetarë profesionistë të vrarë që nga fillimi i 2018-s, plus 4 blogerë dhe 2 bashkëpunëtorë të medias. Në raportin e publikuar një javë më parë për lirinë e medias në botë, Afganistani renditej në vendin e 118 nga 180. Reporterët pa Kufij i kanë bërë apel Kombeve të Bashkuara që t’i dërgojnë një sinjal të fortë komunitetit ndërkombëtar dhe protagonistëve lokalë, duke emëruar një përfaqësues special për mbrojtjen e gazetarëve.

Në vitin 2017 gazetarët e vrarë në botë ishin 65, më pak në krahasim me 2016-n, kur ishin 79. Një vit më parë, vendi më i rrezikshëm për gazetarët ishte Siria me 12 gazetarë të vrarë, duke lënë pas Meksikën ku gazetarët që humbën jetën ishin 11./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!