Prokurorja e Apelit të Tiranës kalon Vettingun

schedule14:12 - 3 Maj, 2018

schedule 14:12 - 3 Maj, 2018

Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj konfirmohet në detyrë duke kaluar me sukses Vettingun. Vendimi u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi me relatore Alma Faskaj. Më herët, në raportin e përcjellë në KPK, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave konfirmonte deklarimet të sakta dhe pasuri të justifikuar në burime të ligjshme për prokuroren Memçaj.

Kjo pasuri përbëhej nga një apartament banimi 94 m2, një automjet, një motorr “vespa” dhe llogaritë bankare të saj dhe bashkëshortit. Prokurorja Fatjona Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, kur mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë./abcnews.al