Burg dy grabitësve të 100 milionë lekëve në Levan

schedule14:05 - 3 Maj, 2018

schedule 14:05 - 3 Maj, 2018

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit duke i lënë në burg dy autorët që akuzohen për vjedhjen e 100 milionë lekëve në Levan. Në seancë ishin edhe bashkëshortët Kalemi të dëmtuar nga grabitja, të cilët pretendojnë se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe dy efektivë të Policisë së Fierit. 

Lihen në burg nga Apeli i Vlorës, dy autorët e dyshuar të grabitjes së 100 milionë lekëve dhe një automjeti tip “Benz” në Levan të Fierit.

Renaldo Tafili, 22 vjeç dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, u arrestuan një vit pas ngjarjes.

Fillimisht morën arrest me burg në Gjykatën e Fierit, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Gjatë rivlerësimit të masës së sigurisë, e demtuara Floresha Kalemi dhe bashkëshorti Xhemal Kalemi ishin të pranishëm në seancë.

Pas përfundimit të saj, ata lëshuan akuza edhe për dy efektivë të Policisë së Fierit.

Një fakt të tillë, Floresha Kalemi thotë se ka denoncuar në polici.

Floresha Kalemi: “Nga gjykata, ne kërkojmë që të vërë drejtësi deri në fund dhe ata të kthejnë lekët dhe Benzin. Dhe të vejë deri në ffund drejhtësia. Mos të ndalet gjykata sepse në këtë implikim me këta dy persona, unë si person kam të dhëna të saktëse janë të përfshirë edhe dy policë të Komisariatit të Fierit”.

Grabitja ka ndodhur në Maj të vitit 2017./abcnews.al