Këngëtari i njohur Erik Lloshi një vit më parë kurorëzoi dashurinë e tij në martesë. Artisti ka zgjedhur ta kujtojë këtë moment të veçantë duke ndarë me ndjekësit një foto krah partneres së tij.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari i ka dedikuar asaj fjalët më të ëmbla, teksa shprehet se ndihet i lumtur që ka kaluar një vit së bashku me të. “I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt. 1 vit me ty. Dhe shumë vite të tjera lumturi me ty më presin. Të dua shumë”, ka shkruar Lloshi.
Përsa i përket projekteve muzikore, Eriku solli këngën më të fundit dy muaj më parë në bashkëpunim me Denis Taraj. Ndërkohë në një intervistë për “Edicionin Veror’ në Abc News pak ditë më parë, Lloshi tha se pandemia i ka anuluar shumë dasma dhe koncerte.
“Kisha shumë koncerte dhe shumë dasma dhe shumë njerëz të tjerë, mbi 20 veta që punojnë me mua që kanë ngelur pa punë. Por përpara është shëndeti”, theksoi këngëtari. /abcnews.al/