Do të bëhen prindër për herë të parë, Sara ndan foton e ëmbël me Ledrin

schedule08:17 - 17 Gusht, 2020

schedule 08:17 - 17 Gusht, 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes pas konfirmimit të lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë.

Pas publikimit të videos ku zbuluan dhe gjininë e bebit, partnerja e Ledrit ka qenë shumë aktive duke mos nguruar të ndajë me ndjekësit dhe disa foto me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi, Sara ka publikuar një foto të ëmbël, lu shihet së bashku me reperin, duke vënë në pah gjithashtu dhe barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë që Ledri konfirmoi lidhjen me Sarën pak muaj më parë përmes një fotoje që publikoi së bashku me të në Instagram. Ndërkohë, që vetëm pak kohë më parë ai foli publikisht dhe se si është njohur me të.

Së pari më kanë pëlqyer sytë i ka shumë të bukur, karakteri dhe çfarë njeriu është. Nganjëherë me disa njerëz thjesht click, bëhesh shok edhe të ec. Gjërat e pasforcuara nganjëherë zgjasin më shumë. Historia si jam njohur me Sarën ka qenë kur erdhi me një koncert, në backstage dhe prej shoqeve të veta e kam pëlqyer.“, tha Ledri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!